Nisja tjetër18:00pas 11 minutash

+355 68 900 6146info@luna.alBileta ime

Linja e Aeroportit

Termat dhe kushtet

Vlejnë për linjat: Aeroporti (TIA) ⇄ Qendër Tiranë dhe Aeroporti (TIA) ⇄ Terminali i autobusëve Jug-Veri.

1. Përshkrimi i shërbimit

Linja e Aeroportit ofron transport të rregullt me autobus midis Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Qendrës së Tiranës, si dhe midis Aeroportit dhe Terminalit të autobusëve Jug-Veri.

Nisjet kryhen çdo një orë, në çdo orë fikse: për Qendrën 24 orë në ditë, 7 ditë në javë; për Terminalin Jug-Veri 07:00–18:00.

Nëse autobusi mbushet përpara orarit të nisjes, ai niset menjëherë dhe një autobus i dytë niset në orarin e planifikuar.

Shërbimi nuk kërkon rezervim paraprak dhe është i hapur për të gjithë pasagjerët.

Kafshët nuk lejohen në autobus.

2. Biletat dhe përdorimi

Biletat blihen brenda në autobus gjatë hipjes, ose online në luna.al.

Bileta është e vlefshme për një përdorim brenda 24 orëve nga data e zgjedhur dhe nuk lidhet me një orar të caktuar.

Bileta e blerë online mund të anulohet deri 2 ditë përpara udhëtimit dhe rimbursohet 100%.

Fëmijët që zënë vend paguajnë biletë të plotë.

Bileta është personale dhe nuk mund të transferohet.

Personat me aftësi të kufizuara përfitojnë 50% ulje, me paraqitjen e librezës së invaliditetit.

3. Bagazhet dhe ngarkesa shtesë

Çdo pasagjer mund të marrë me vete 2 bagazhe të mëdha dhe 2 çanta të vogla.

Bicikletat tarifohen me 10 euro shtesë dhe kërkojnë njoftim paraprak.

Operatori nuk mban përgjegjësi për humbjen, dëmtimin apo vjedhjen e bagazheve gjatë udhëtimit. Pasagjerët janë përgjegjës për mbikëqyrjen e sendeve të tyre.

4. Sjellja dhe siguria

Pasagjerët duhet të ndjekin udhëzimet e stafit gjatë gjithë kohës.

Ndalohet pirja e duhanit, konsumi i alkoolit dhe sjellja e pahijshme.

Shkelja e këtyre rregullave mund të rezultojë në përjashtim nga udhëtimi, pa rimbursim.

5. Orari, vonesat dhe itinerari

Operatori synon të respektojë oraret, por nuk është përgjegjës për vonesa të shkaktuara nga trafiku, moti apo faktorë të jashtëm.

Itinerari mund të ndryshohet përkohësisht për të shmangur trafikun ose për të ndjekur rrugë më efikase. Njoftimet zyrtare publikohen në faqet sociale të Luna Travel.

Operatori nuk mban përgjegjësi për humbjen e fluturimeve si pasojë e vonesave nga trafiku, moti apo faktorë të tjerë të paparashikueshëm. Rekomandohet planifikimi me kohë rezervë të mjaftueshme.

6. Ndalimet gjatë itinerarit

Linja e Aeroportit operon me itinerar të drejtpërdrejtë, pa stacione të ndërmjetme zyrtare. Shoferi nuk është i detyruar të kryejë ndalesa të tjera gjatë rrugës.

Në raste të veçanta, kur kushtet e trafikut, sigurisë dhe infrastruktura rrugore e lejojnë, mund të realizohet një ndalesë jashtë stacioneve zyrtare, vetëm nëse kërkesa bëhet paraprakisht, përpara nisjes. Realizimi mbetet në diskrecionin e stafit dhe nuk garantohet në çdo rast.

7. Kontakt dhe ankesa

Për çdo informacion, sugjerim apo ankesë mund të na kontaktoni:

Email: info@luna.al
Telefon: +355 69 545 1863 · +355 68 900 6146
Adresa: Rruga e Durrësit 75, Tiranë


Për mbrojtjen e të dhënave personale, shih politikën e privatësisë.

Luna TravelJashtë orarit · shkruaj, të kthejmë përgjigje